Bunjaki: Kosova dhe vendet e tjera ballkanike do t’i fitojnë grupet në Ligën e Kombeve - Gazeta Express
string(84) "bunjaki-kosova-dhe-vendet-e-tjera-ballkanike-do-ti-fitojne-grupet-ne-ligen-e-kombeve"

Ekrem Idrizi

03/03/2020 23:36

Bunjaki: Kosova dhe vendet e tjera ballkanike do t’i fitojnë grupet në Ligën e Kombeve

Ekrem Idrizi

03/03/2020 23:36

Ish-trajneri i Kosovës, Abert Bunjaki e ka analizuar shortin për edicionin e dytë 2020/21 të Ligës së Kombeve, duke parashikuar se ekipi kombëtar dardan dhe kombëtaret e tjera nga Ballkani do t’i fitojnë grupet e tyre përkatëse në Ligën C.

Shorti – i mbajtur të martën pasdite në Amsterdam, Kosovës i ra të luajë në Grupin 3 të Ligës C me kundërshtarë të fortë si Greqia, Sllovenia dhe Moldavia, raporton Gazeta Express.

Kosova e fitoi Grupin 3 në Ligën D në edicionin inagurues të Ligës së kombeve 2018/19

Edhe pse e pranon se ky është grupi më i vështirë që mund t’i ketë rënë, Bunjaki beson se Kosova do ta fitojë atë dhe si rrjedhojë do të promovohet në Ligën B – të dytën për nga niveli në këtë garë – për edicionin e ardhshëm, ngjashëm sië kishte bërë në edicionin inaguruese 2018/29.

Ai mendon se edhe tri kombëtaret e tjera ballkanike në Ligën C, Mali i Zi në Grupin 1, Maqedonia e Veriut në Grupin 2 dhe Shqipëria në Grupin 4, do të përfundojnë si fituese të grupeve të veta, njëlloj si Kosova.

“Në fakt unë mendoj se katër kombëtaret ballkanike janë favoritë kryesorë”, tha Bunjaki për Gazetën Express.

“Faktikisht Kosova ka gjasa shumë të mëdha për kualifikim nga grupi dhe, në fakt, fazën finale e shoh katër shtetet ballkanike si te parat: Mali i zi nga grupi i vete, Maqedoni Grupi 2, Kosova nga Grupi 3 dhe Shqipëria nga Grupi 4. Ajo që më gëzon është se nga këto 16 kombëtare ne grupin C, i kemi 6 kombëtare me moshë mesatare mbi 26 vjet, 5 me moshë 27 dhe 3 mbi moshë mesatare mbi 28. E Kosova akoma është më e reja në grupe dhe në të atë gjitha grupet”, theksoi Bunjaki.

Ish-trajneri i Kosovës Albert Bunjaki

Bunjaki – i cili ka qenë trajneri i parë i ekipit kombëtar të Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA, duke e udhëhequr atë në fushatën e parë kualifikuese në histori të saj për Botërorin e 2018-s, beson në aftësitë e verdhekaltërve për të dalë më superiorë se ekipe të renditura shumë më lartë në FIFA , si Greqia (54), Sllovenia (64).

“Po vetë kyçja në Grupin C tregon që do kemi të bëjmë me kombëtare më të fuqishme dhe kjo pa dyshim na bënë të zhvillohemi. Grupi i Kosovës pa dyshim është grupi për nga letra më i vështirë. Duke e kuptuar që në fakt do ta kemi Slloveninë dhe Greqinë qe janë vendin e 64-të dhe 54-të në ranglistën e FIFA”, theksoi Bunjaki për Express.

Duke e analizuar Slloveninë, ai shtoi: “Në fakt kështu duket në letër, por në realitet një Slloveni që ishte e fundit në Ligën e Kombeve në Ligën C me vetëm tri pikë, ku ishte në grup me Norvegjinë 13 pikë, Bullgaria 11, Qipro 5, Sllovenia 3, e në kualifikimet e rregulla evropiane ishte e katërta me 14 pikë. Pra realisht është një kombëtare e përafërt me Maqedoninë sot. Por është kombëtarja me e vjetër nga të gjitha këto 16. 28.7 mosha mesatare. Është ekip që vlerën e vet më të madhe prej 162 milionë e ka në Jan Oblak të Atletico Madrid si figura qendrore dhe Josip Ilicic të Atalantas”.

Ndërsa duke e analizuar kundërshtarin tjetër të fortë të Kosovës, Greqinë, Bunjaki nënvizo: “Kundërshtari tjetër është Greqia, që po ashtu është në ranglistë më mirë, vendi 54. Edhe Greqia ishte në Grup C. Dhe në grup me Finlandën që ishte fituese e grupit, përderisa e dyta ishte Hungaria me 10 pikë, e Greqia e treta me 9. D.m.th Finlanda ishte më e fuqishme se Greqia në këto gara. E ne Evropian ishte mbrapa Italisë që kishte 30 pikë, Finlanda 18, Greqi 14. D.m.th Finlanda në dy garat më e fortë se Greqia e në e dimë qe jemi ballafaquar me Finlandën me herët”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement