Bayern Munich në gjysmëfinale të kupës, pas fitores ndaj Schalkes - Gazeta Express
string(64) "bayern-munich-ne-gjysmefinale-te-kupes-pas-fitores-ndaj-schalkes"

Gazeta Express

03/03/2020 22:47

Bayern Munich në gjysmëfinale të kupës, pas fitores ndaj Schalkes

Gazeta Express

03/03/2020 22:47

Bayern Munich e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi e mundi 1:0 Schalken, në kërkim të trofeut të 20 rekord në këtë garë.

Joshua Kimmich me një gol të bukur vollei në Veltins Arena të martën, u sigurua që Bayerni të mbetet në garë për kupë, raporton Gazeta Express.

Kampioni gjerman udhëtoi drejt Gelsenkirchen me mungesa të mëdha, përfshirë sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, i cili është lënduar dhe nuk kthehet deri në muajin e ardhshëm, Jerome Boateng, Kingsley Coman, Lucas Hernandez dhe Ivan Perisic.

Por pavarësisht, skuadra e Hanse Flick e dominoi plotësisht kundërshtarin e vet, edhe pse nuk arriti të shënojë më shumë se një herë.

Mbrojtësi anësor goditi nga largësia me gjysmë vollei, pas një topi të kthyer nga korneri, duke e mposhtur portierin Schubert në këndin e poshtëm.

Ky gol qe i mjaftueshëm për ta dërguar Bayernin në gjysmëfinale

Bayerni mbetet në garë për të gjithë trofetë këtë sezon, DFB Pokal, Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement