Challandes: Ky grup mundësi e mirë ta tregojmë veten - Gazeta Express
string(51) "challandes-ky-grup-mundesi-e-mire-ta-tregojme-veten"

Gazeta Express

03/03/2020 19:23

Challandes: Ky grup mundësi e mirë ta tregojmë veten

Gazeta Express

03/03/2020 19:23

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk është ndarë plotësisht i kënaqur me kombëtaret që i kanë në grup verdhekaltërve, pas shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, por e sheh anën pozitive të tij duke thënë se ky grup do të jetë mundësi e mirë për djelmoshat e tij ta tregojnë veten.

Kombëtares dardane i ra shorti – i mbajtur sonte në Amsterdam, të luajë në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Challandes, i cili ishte arkitekt i rritjes në Kosovës në famë, duke e udhëhequr drejt promovimit nga Liga D në atë C dhe duke ia siguruar një vend në play-off për kualifikim në Euro 2020, beson se ky nuk ishte shorti më i mirë për ekipin e tij.

“Nuk ishte shorti më i mirë, por nuk mund të them se jam i pakënaqur”, ka thënë Challandes për Supersport.

Por trajneri zviceran e sheh anën pozitive të këtij shorti.

“Është mundësi e mirë për të treguar çka mundemi dhe për të përparuar. Do të jetë interesante të luajmë me Greqinë dhe Slloveninë. Është mirë për ne. Kualifikimi do të jetë i vështirë përmes Ligës së Kombeve. Por do të jetë mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e rregullta për Botëror. Do të ndihesha i lumtur nëse e fitojmë grupin”, ka shtuar ai.

Në një format të garës vajtje-ardhje, dardanët do të udhëtojnë drejt dy vendeve që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Greqi dhe Moldavi.

Fituesit e katër grupeve do të promovohen në Ligën B – niveli i dytë i garës – ndërsa Kombëtaret që përfundojnë në vendin e fundit në grupet e tyre përkatëse, do të luajnë në play-off për rënie në Ligën D. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement