Ramosi i përgjigjet Piques: Do të nënshkruaja për ta fituar çdo El Clasico si kjo - Gazeta Express
string(80) "ramosi-i-pergjigjet-piques-do-te-nenshkruaja-per-ta-fituar-cdo-el-clasico-si-kjo"

Gazeta Express

02/03/2020 13:27

Ramosi i përgjigjet Piques: Do të nënshkruaja për ta fituar çdo El Clasico si kjo

Gazeta Express

02/03/2020 13:27

Sergio Ramos i është përgjigjur kritikave të Gerard Piques ndaj Real Madridit, duke thënë se do të nënshkruante për ta fituar çdo El Clasico të dobët si kjo, siç kishte sugjeruar mbrojtësi i Barcelonës.

Vinicius Junior dhe Mariano Diaz i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë, duke i ndihmuar Madridit ta kalojë Barçën në krye të renditjes tabelore në La Liga, pas triumfit 2: të dielën, transmeton Gazeta Express.

Por paraqitja e Realit nuk e kishte mahnitur Piquen, i cili tha se Madridi i pjesës së parë ishte më i dobët që ai e kishte parë në Santiago Bernabeu.

Kapiteni i Madridit Ramos tha se me kënaqësi do ta fitonte çdo El Clasico duke luajtur në mënyrën siç luajti mbrëmë ekipi i tij.

“Mendimi i secilit duhet të respektohet. Do të nënshkruaja për ta fituar çdo El Clasico duke e luajtur një pjesë të parë aq të dobët siç thotë ai”, tha Ramos.

“Qasja dalloi. Në pjesën e parë e lamë topin, por në pjesën e dytë vendosim ta mbajmë atë. Ata nuk ishin të freskët dhe ne filluam të krijojmë shanse”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement