Ramos e luajti El Clasicon e fundit në karrierë? - Gazeta Express
string(47) "ramos-e-luajti-el-clasicon-e-fundit-ne-karriere"

Gazeta Express

02/03/2020 12:30

Ramos e luajti El Clasicon e fundit në karrierë?

Gazeta Express

02/03/2020 12:30

Sergio Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë pasi mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Sergio Ramos e ndihmoi mbrëmë Real Madridin në fitoren 2:0 ndaj Barcelonës në El Clasico, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi spanjoll kontribuoi që madrilenët të mos pësonin gol në Santiago Bernabeu.

Me këtë rast, Reali e mori primatin në La Liga.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se për veteranin e mbrojtjes kjo mund të ketë qenë “El Clasico” e fundit.

Në fakt, Ramos ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2021, por 34 vjeçari mund të largohet nga Madridi qysh këtë verë, edhe pse ai ndihet ende mirë fizikisht. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement