Alba ia del, është gati për Real Madridin – 18 lojtarët e ftuar nga Setien - Gazeta Express
string(71) "alba-ia-del-eshte-gati-per-real-madridin-18-lojtaret-e-ftuar-nga-setien"

Gazeta Express

29/02/2020 21:15

Alba ia del, është gati për Real Madridin – 18 lojtarët e ftuar nga Setien

Gazeta Express

29/02/2020 21:15

Quique Setién ka ftuar 18 futbollistë për ndeshjen e së dielës me Real Madridin në ‘Santiago Bernabéu’.

Ndeshja që zhvillohet nesër do të jetë shumë e rëndësishme në luftën për titullin e La Ligës, Barça renditet e para me 2 pikë më shumë se Reali.

Për këtë ndeshje, zyrtarisht Jordi Alba ka lënë prapa dëmtimin dhe ka marrë dritën e gjelbër nga doktorët për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ai është në mesin e 18 futbollistëve të ftuar për sfidën e së dielës, raporton Gazeta Express. Ter Stegen, N. Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Arthur, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, Braithëaite, F. De Jong, Vidal, Umtiti, Junior, Collado dhe Ansu Fati.

Luis Suárez dhe Ousmane Dembélé ende janë të lënduar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement