Jordan Flores e shënoi një gol spektakolar të premten, duke u bërë njëri ndër kandidatët favoritë për ta fituar çmimin e FIFA-s për golin më të mirë të vitit “Puskas Award” për këtë vit.
Futbollisti anglez i Dundalk e shënoi njërin ndër golat më të mirë të këtij sezoni gjatë disfatës së skuadrës së tij me rezultat 3:2 kundër Shamrock Rover, në ligën elitare të futbollit irlandez, transmeton Gazeta Express.
Ai e shënoi golin me një supergoditje në stilin “vollej” nga një korner, duke e dëshmuar teknikën e tij të shkëlqyeshme për t’i dhënë fuqi dhe shpejtësi topit.
? A potential candidate for the #Puskas Award?
? Take a bow, Jordan Flores
? Will we see this stunner nominated at #TheBest?pic.twitter.com/TZgF8asFzX— FIFA.com (@FIFAcom) February 28, 2020
Ky gol është ngjasuar nga tifozët e futbollit në rrjete sociale me golin e Gareth Bale, të shënuar kundër Stoke Cityt, para disa viteve. Reagimet në rrjete sociale ishin të shumta.
“Ky m*t është si Jackie Chan”, shkroi një tifoz.
“Nuk është as kandidat për çmimin Puskas. Ky është fituesi. Ky është goli më i mirë i sezonit”, shkroi një tjetër”.
“Duhet ta shikoni në kohë reale. Unë e shikova fillimisht me xhirim të ngadalësuar dhe mendova se ishte në rregull, por fuqinë e vërtetë e shihni më mirë në kohë reale”, shtoi një tifoz i tretë.
24-vjeçari do të shpresojë që me këtë gol do ta fitojë jo vetëm çmimin për golin më të mirë të sezonit në ligën irlandeze, por edhe çmimin e FIFA-s. /Gazeta Express/