Milani e anulon konferencën për media për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(64) "milani-e-anulon-konferencen-per-media-per-shkak-te-koronavirusit"

Milani e anulon konferencën për media për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

28/02/2020 18:06

Italia është në panik për shkak të koronavirusit.

Si pasojë e kësaj, pesë ndeshje të Serisë A do të luhen prapa dyerve të mbyllura, përfshirë këtu derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit, të dielën në Torino.

Lexo Edhe:

Ndërsa tani Milani, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar se nuk do të ketë konferencë për media para ndeshjes në fundjavë, si masë parandaluese për gjithë atë që po ndodh dhe frikën e madhe nga koronavirusi, që po përhapet shumë shpejt nëpër botë, raporton Gazeta Express.

Në xhiron e 26-të në Serie A, Milani do të ketë punë me Genoan, sfidë që do të zhvillohet nga ora 12:30 në ‘San Siro’.