Sezoni 2019/20 i Ligës së Evropës po shkon gjithnjë e më afër finales. Tashmë dihen 15 nga 16 pjesëmarrësit në fazën e 1/8 të finales së këtij turneu.
Disa klube gjigante të Evropës – si Manchester Unitedit, Interi e Roma – do ta vazhdojnë garën me qëllim për ta fituar titullin dhe për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Kur hidhet shorti për 1/8 e finales?
Shorti për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Evropës do të mbahet të premten, më 28 shkurt, në orën 13:00. Shorti do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Cilat skuadra do të marrin pjesë në short?
Skuadra | Vendi |
Rangers | Skoci |
Wolves | Angli |
Getafe | Spanjë |
Bayer Leverkusen | Gjermani |
Istanbul Basaksehir | Turqi |
Copenhagen | Danimarkë |
Basel | Zvicër |
Sevilla | Spanjë |
Olympiacos | Greqi |
LASK | Austri |
Manchester United | Angli |
Inter | Itali |
Eintracht Frankfurt / Red Bull Salzburg | Gjermani / Austri |
Shakhtar Donetsk | Ukrainë |
Wolfsburg | Gjermani |
Roma | Itali |
Ndeshjet e 1/8 të finales së Ligës së Evropës është planifikuar të zhvillohen gjatë muajit mars. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...