"Kërcënon" Meta: Revolucion, nëse nuk funksionon SPAK - Gazeta Express
string(49) "kercenon-meta-revolucion-nese-nuk-funksionon-spak"

“Kërcënon” Meta: Revolucion, nëse nuk funksionon SPAK

Gazeta Express

27/02/2020 22:16

I pyetur në lidhje me manifestimin e thirrur më 2 Mars në emisionin Opinion, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion edhe ai mund të ndodhë.

Ai shtoi se qytetarët do të vijnë për veten e tyre por marshimi nuk do të jetë i dhunshëm por paqësor.

Lexo Edhe:

Në mënyrë ironike presidenti Meta tha se po të jetë nevoja për forcë, atij “i mjaftojnë 1000 persona si Ilir Meta”.

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Po të jetë nevoja për forcë Ilir Meta thërret 1000 veta si vetja e vetë. Ilir meta do të dëgjojë zëri e popullit.