E lëvdonte kur e kishte kundërshtar, ato tani vazhdojnë të shtohen ditë pas dite edhe më shumë pasi po e shikon çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje Leo Messin.
Futbollisti më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite duket se është i mahnitur që në fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri.
Danezi debutoi në ndeshjen me Eibar javën e shkuar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

Për të konfirmuar admirimin e tij ndaj Messit, Braithwaite ka folur edhe në intervistën e dhënë së fundmi për klubin katalanas, ku është shprehur: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!”.

Sulmuesi danez duket se e ka si idhull “La Pulgan” dhe shpreson që të gjejë gjuhë të përbashkët me 10-shin e Barcelonës, pasi në këtë mënyrë, do ta kishte më të lehtë për t’u ambientuar dhe gjithashtu për të shënuar.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...