"Pogba është e keqja e Man Utd" - Gazeta Express
string(29) "pogba-eshte-e-keqja-e-man-utd"

Gazeta Express

27/02/2020 18:30

“Pogba është e keqja e Man Utd”

Gazeta Express

27/02/2020 18:30

Ish-futbollisti anglez, Paul Parker mendon se mesfushori francez është “e zeza” e Manchester Unitedit për momentin

Manchester United duhet të heq dorë sa më shpejtë nga Paul Pogba.

Kështu thotë ish-futbollisti i njohur anglez, Paul Parker, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, mesfushori francez është “e zeza” e “Djajve të Kuq” dhe se zgjidhja më e mirë për të gjitha palët do të ishte shitja e tij.

“Man United duhet të heq dorë nga Pogba. Ai është e keqja e këtij klubi. Menaxheri i Paul e sheh Juventusin si shtëpinë e tij. Lojtari u largua nga shtëpia për pushime, ndërsa tash dëshiron të rikthehet në shtëpi. Kështu duken gjërat”, deklaroi Parker.

Interesim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur edhe Real Madridi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement