Deri tash në Kosovë nuk është raportuar asnjë person i dyshuar me koronavirus - Gazeta Express
string(77) "deri-tash-ne-kosove-nuk-eshte-raportuar-asnje-person-i-dyshuar-me-koronavirus"

Deri tash në Kosovë nuk është raportuar asnjë person i dyshuar me koronavirus

Gazeta Express

27/02/2020 15:07

Në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, sot nuk është diagnostifikuar asnjë rast i dyshimtë me koronavirus, raporton Express.

Lajmin e kanë konfirmuar për Express burime brenda Infektivës.

Lexo Edhe:

Ndryshe, që nga fillimi i këtij muaji e deri sot janë testuar 17 mostra, por që të gjitha kanë dalë negative.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Express merr vesh nga burime brenda Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantele të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale. 

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës. /Express