Futbollisti italian infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(45) "futbollisti-italian-infektohet-me-koronavirus"

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

Gazeta Express

27/02/2020 14:10

Një futbollist i ekipit Pianese në Serie C – nivelin e tretë të futbollit italian – është infektuar me koronavirus natën e së mërkurës dhe si pasojë, klubi ka vendosur ta anulojë seancën stërvitore të së enjtes.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtari kishte simptoma të gripit të shtunën e kaluar dhe nuk ishte futur në fushë si masë parandaluese, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por ai kishte qëndruar për drekë me bashkëlojtarët dhe e përditshmja italiane shkruan se ai mund ta ketë marrë virusin gjatë një udhëtimi me tren për një vizitë të prindërit e vet në Emilia.

Pasi kishte qëndruar në shtëpi dhe i kishte paralajmëruar mjekët, atij i ka kaluar virusi sepse momentalisht ndihet mirë dhe nuk ka ethe.

Si masë parandaluese, ekipi i tij ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të ditët së sotme në pritje të direktivave nga Instituti Mjekësor i Italisë. /Gazeta Express/