OFL i dërgon ‘pusullën’ Arben Frrokut e Durim Keçit - Gazeta Express
string(49) "ofl-i-dergon-pusullen-arben-frrokut-e-durim-kecit"

OFL i dërgon ‘pusullën’ Arben Frrokut e Durim Keçit

Gazeta Express

27/02/2020 13:17

Operacioni Forca e Ligjit i ka shkuar sot me një kërkesë tre personave të tjerë me të shkuar kriminale.

Të tri personat në fjalë nuk janë të panjohur për opinionin publik. Fjala është për Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Lexo Edhe:

Një tjetër kërkesë për të justifikuar burimin e pasurisë, i ka shkuar Durim Keçit. Ky i fundit njihet si një ndër kryebanditët e trafikut të kokainës në Itali. Madje Keçi për një kohë u bë objekt i përplasjes mes socialistëve dhe opozitës, kur Lulzim Basha nxorri foto të tij me deputetin e PS-së Blendi Klosi.

Personi i fundit në listë është Jasin Kala, banues në Shijak dhe i dënuar për vrasje.

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.