Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vrasjes së Qerim Kelmendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
OVL-UÇK kanë kërkuar që të zbulohet ky krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për Ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...