“El Clasico është vetëm një ndeshje, s’do të vendosë asgjë sa i përket titullit” - Gazeta Express
string(76) "el-clasico-eshte-vetem-nje-ndeshje-sdo-te-vendose-asgje-sa-i-perket-titullit"

“El Clasico është vetëm një ndeshje, s’do të vendosë asgjë sa i përket titullit”

Gazeta Express

20/02/2020 23:50

Messi beson se deri në fund, Reali dhe Barça do të luftojnë për titullin e La Ligës.

Real Madridi aktualisht është me vetëm një pikë më shumë se Barcelona në renditjen e La Ligës, 53 me 52 dhe nëse gjithçka mbetet kështu deri në fillim të marsit, atëherë gjithçka mund të ndryshojë në El Clasico.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se çkado që të ndodhë në “Santiago Bernabeu”, s’do të jetë asgjë përfundimtare sa i përket titullit të La Ligës.

 “Është e vërtetë se është vit që në Ligë si Madridi ashtu edhe ne jemi duke pasur luhatje, kemi humbur shumë pikë dhe për këtë mendoj se do të ketë luftë deri në fund. Liga nuk përfundon pas El Clasicos, çfarëdo që ndodh”, u shpreh Leo Messi.

“Do të ketë më pas ndeshje tjera të rëndësishme. Kemi shumë sfida të vështira jashtë, po ashtu edhe ata”. /Gazeta Express/