Goli mahnitës i Haalandit nga një kënd tjetër, pothuajse e shqeu rrjetën - Gazeta Express
string(71) "goli-mahnites-i-haalandit-nga-nje-kend-tjeter-pothuajse-e-shqeu-rrjeten"

Goli mahnitës i Haalandit nga një kënd tjetër, pothuajse e shqeu rrjetën

Gazeta Express

19/02/2020 8:44

Pas ndeshjeve të së martës të Ligës së Kampionëve, sot është publikuar një video nga një kënd tjetër i njërit gol të Erling Haalandit për Dortmundit kundër Paris Saint-Germainin. Në këtë kënd dëgjohet zhurma që e bën topi kur e godet rrjetën, duke lënë të kuptohet se për pak sa s’kishte qenë duke e shqyer atë.

Erling Haaland i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 2:1 të Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit. Goli i tij i dytë ishte një goditje e bukur me këmbën e majtë nga jashtë 16-metërshi, që e la të pashpresë Keylor Navasin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky gol ishte aq mbresëlënës saqë më vonë u publikuan video nga çdo kënd i mundshëm i golit.

Sulmuesi norvegjez mori shumë lëvdata pas ndeshjes, pasi që ai arriti ta shënojë golin e tij të 11-të për Dortmundin në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.

Haalandi e kaloi fillimisht në epërsi Dortmundit, ndërsa gjashtë minuta më vonë rezultatin e barazoi Neymarin me golin e asistuar nga Kylian Mbappe.

Mirëpo, Haaland e befasoi skuadrën e Thomas Tuchelit dy minuta më vonë dhe Dortmundi arriti ta mbajë këtë rezultat për ta marrë fitoren në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/