Rebel Wilson, nuk i do komeditë por dramat - Gazeta Express
string(41) "rebel-wilson-nuk-i-do-komedite-por-dramat"

Gazeta Express

18/02/2020 22:12

Rebel Wilson, nuk i do komeditë por dramat

Gazeta Express

18/02/2020 22:12

Aktorja 39-vjeçare ka treguar se ka dëshirë të fillojë të luaj në filma më serioz, kjo pasi tashmë ka bërë emër në zhanrin e komedisë, dhe ka treguar se pjesëmarrja e saj në filmin e nominuar për Oscar, “Jojo Rabbit” ishte një eksperiencë shumë e veçantë për të

Duke folur rreth këtij filmi, Wilson tha: “Zot i madh, jam shumë krenare që jam pjesë e atij projekti. Filmi ishte nominuar për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë”, dhe unë tashmë jam duke provuar të bëjë tranzicion në role më dramatike. Prandaj pjesëmarrja në filmin “Jojo Rabbit”, ishte shumë e veçantë për mua”, transmeton Koha.net.

Lexo Edhe:

Rebel po ashtu tregoi se është zhgënjyer tej mase që filmi “Cats” nuk ka rritur suksese të mira në arkat filmike, sepse mendon që është një film mjaft artistik me një kastë të jashtëzakonshme të aktorëve.

“Do të doja shumë që “Cats” të kishte shënuar suksese më të mira në arkat filmike. Është vërtetë një film artistik, ku të gjithë aktorët këndojnë dhe vallëzojnë live. Po ashtu e përfshinte një ekip aktorësh të jashtëzakonshëm. Mendoj që njerëzit ishin paksa të frikësuar nga ky projekt dhe teknologjia e re e përfshirë në të. Mendoj se u është dukur e çuditshme dhe e frikshme. Por, shpresoj që dikur me kalimin e kohës, publiku do të shpreh interesim më të madh për ta parë filmin,” ka deklaruar aktorja australiane.

Aktualisht, Rebel Wilson është duke e shkruar filmin e saj “Seoul Girls”, i cili zë vend në botën e muzikës K-pop.