Shtrëngimi i duarve mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ka ngjallur reagime të shumta nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pohuar se Kurti ka shkelur parimet e veta.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke komentuar veprimin e Kurtit, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo.
“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”, shkruan Nagavfi në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku është përshëndetur me shtrëngim duarsh me Thaçin.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...