Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet.
ABC mëson se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.
Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
Dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.
Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.