Aksident në Fier, 2 persona të plagosur - Gazeta Express
string(38) "aksident-ne-fier-2-persona-te-plagosur"

Aksident në Fier, 2 persona të plagosur

Gazeta Express

14/02/2020 16:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor rrugorë Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, ku janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues A. Q me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues A. M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 ku si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur A.Q si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Lexo Edhe:

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.