Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin 6.8 rihter që goditi këtë mbrëmje pjesën lindore të Turqisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Cakaj shpreh solidaritet me Turqinë, duke u shprehur:
“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira, ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë ?? ??.@MevlutCavusoglu #Lutemi për Turqinë”
Deri më tani në median turke nuk ka ende shifra të sakta mbi numrin total të viktimave, por flitet për disa të vdekur dhe qindra të plagosur./Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...