“Rash brenda” Moderatorja shqiptare flet për ndarjen dhe dashurinë me ish deputetin - Gazeta Express
string(81) "rash-brenda-moderatorja-shqiptare-flet-per-ndarjen-dhe-dashurine-me-ish-deputetin"

“Rash brenda” Moderatorja shqiptare flet për ndarjen dhe dashurinë me ish deputetin

Gazeta Express

24/01/2020 17:56

Aktorja e Humorit, Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien e shumë përfolur me ish-deputetin Mark Frroku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Dembacaj tha se me Frrokun ishte dashuruar kur ishte single dhe se ishin njohur prej kohësh për shkak të biznesit.

Lexo Edhe:

Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe familjen e ish-deputetit dhe fëmijët e tij, ndërsa u shpreh se tek Frroku kishte gjetur vetitë burrërore të babait të saj.

Isha single kur u dashurova me Mark Frokkun. Gjeta gjithë vetitë burrërore të babait tim te ai. Me nënën e Mark Frrokut jam një shoqe shumë  e mirë që tani. Nuk kam zgjedhur jetën më të mirë që mund të zgjidhte dikush, kam zgjedhur të jetoj me dashur. Sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj, si dua t’i drejtohet dikush fëmijës tim. Viktoria e ka njohure Markun prej kohësh sepse e kam njohur prej kohësh, që kur filloi të punonte për biznesin, Viktoria është njohur gradualisht me Viktorian”, u shpreh Rudina.

Keni në plan të martoheni me Markun?

Po shijojmë dashurinë, por na ha shumë kohë edhe biznesi. Për fatin tim të  mirë edhe Marku e quan fat edhe unë e quaj fat, unë e dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi. Nuk është që kemi diskutuar pa fund për këtë, ne e kemi marrëdhënien familjare që tani, por sigurisht që do martohemi./panorama plus