Grupi gjerman “Lufthansa” njoftoi sot anulimin e fluturimeve drejt Teheranit deri më 28 mars, pas rrëzimit të avionit ukrainas të rrëzuar më 8 janar pranë kryeqytetit iranian.
“Për shkak të situatës ende të pasigurtë të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.
“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Europiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore europiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...