Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpalli disa ditë më parë një konkurs për logon e kryeqytetit në vigjilje të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqendra e Shqipërisë.
Veliaj u kërkoi qytetarëve që të votonin në një sondazh të hapur publik mes disa zgjedhjeve, se cila do të ishte prej tyre logoja e Tiranës në këtë 100 vjetor.

24 orë më parë kryebashkiaku Veliaj postoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin edhe logon fituese.

Por duket se logoja në fjalë është e kopjuar. Denoncimin e ka kryer po në rrjetin social një këshilltar demokrat, i cili vë në dukje se logoja në fjalë është thuajse identike në stil e ngjyra me një tjetër logo të huaj./Express

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...