Pritet të bjerë çmimi i naftës, rriten shpresat për marrëveshje SHBA-Iran - Gazeta Express
string(72) "pritet-te-bjere-cmimi-i-naftes-rriten-shpresat-per-marreveshje-shba-iran"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 7:07

Pritet të bjerë çmimi i naftës, rriten shpresat për marrëveshje SHBA-Iran

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 7:07

Çmimet e naftës kanë nisur të bien në tregjet ndërkombëtare, pasi janë rritur shpresat për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Nafta Brent ra me gati 5 për qind, duke zbritur nën 80 dollarë për fuçi (rreth 69 euro), ndërsa nafta amerikane WTI ra në rreth 76 dollarë për fuçi (rreth 66 euro).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se bisedimet kanë shënuar përparim, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit do të lehtësonte furnizimet globale me energji, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement