A po i çon porosi LDK-së Albin Kurti duke e përkujtuar Skënderbeun - Gazeta Express
string(65) "a-po-i-con-porosi-ldkse-albin-kurti-duke-e-perkujtuar-skenderbeun"

A po i çon porosi LDK-së Albin Kurti duke e përkujtuar Skënderbeun

Gazeta Express

17/01/2020 15:09

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar në 552-vjetorin e vdekjes heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti.  

Ndër të tjera, Kurti ka shkruar se dallimi i mesjetës me kohën e tashme është një përkthim i paqëndrueshëm, por, që shton se disa nga vlerat njerëzore e politike mund të përdoren edhe sot, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror”, ka shkruar lideri i LV-së, teksa ka kujtuar edhe fjalinë e famshme të Skënderbeut.

“Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste”, shton ai.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për angazhimin kolektiv, duke lënë të nënkuptohet se ky mund të jetë mesazh për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me LDK-në.

“Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën. Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…”, ka shkruar Kurti. /GazetaExpress/