Energjia diellore mundësia e Kosovës, të harrohen hidrocentralet - Gazeta Express
string(63) "energjia-diellore-mundesia-e-kosoves-te-harrohen-hidrocentralet"

Gazeta Express

16/12/2019 8:36

Energjia diellore mundësia e Kosovës, të harrohen hidrocentralet

Gazeta Express

16/12/2019 8:36

Kosova duhet të krijojë hapësirë për investime në energjinë e ripërtëritshme, përkatësisht në atë diellore. Kështu thonë njohësit e fushës së energjetikës, pasi vendi ka klimë të favorshme për këtë energji alternative e ndërkohë konsiderojnë se është abuzuar me burimet hidrike.

Ndonëse Kosova është e pasur me thëngjill, prej nga edhe e siguron energjinë, duhet të investojë në energji solare si alternativë më pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kështu konsiderojnë njohësit e fushës së energjetikës, pasi Kosova ka kushte klimatike të favorshme për këtë burim të energjisë, duke mos përjashtuar edhe atë të erës.

Ndërkaq thonë se Kosova duhet t’i harrojë burimet hidrike si një mundësi të keqpërdorur dhe të shterur tashmë. Ndërkohë, sipas tyre, pa ndihmën e investitorëve Kosova vështirë se do ta arrijë standardin e caktuar nga BE-ja për të pasur 30% të burimeve të energjisë së ripërtëritshme.