Edegaard është i ngazëllyer që do të luajë kundër Messsit
Të shtunën mbrëma Real Sociedad do të përballet me Barcelonën dhe për herë të parë do të ndeshjen e ardhmja e Real Madridit, Martin Odegaard dhe Lionel Messi.
Ai tregoi se edhe Barça është interesuar për të, para se të kalojë te Reali.
“Shumë ekipe e kanë telefonuar babain tim dhe po, ai ka udhëtuar në Barcelonë njëherë, por në fund nuk ishte lëvizje për mua”, u shpreh Odegaard.
Mendoj se futbolli im do të përshtatej shumë në stilin e Barcelonës, por besoj gjithashtu është ngjashëm edhe me Madridin. Ata duan të fitojnë mirë dhe të luajnë futboll ofensivë… më pëlqen futbolli spanjoll, të gjitha ekipet janë të forta”.
Ai foli edhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
“Ai (Messi) dhe Ronaldo janë më të mirët në botë dhe është speciale të luash kundër tyre”, shtoi Odegaard.
“Mund të mësoj shumë nga ai (Messi) duke e parë se si i bën gjërat, por ai është tjetër nivel, s’dua asnjëherë ta krahasojë lojën time me të atij, ai është i mrekullueshëm”.
“Barcelona po luan mirë, por mendoj se mund t’i mposhtim ekipet e mëdha. Kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid, ishim të mirë. Do të jetë speciale dhe duam që të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’ju shkaktojmë atyre probleme”. /Gazeta Express/