Kërkohet miratimi i Ligjit për substancat narkotike - Gazeta Express
string(51) "kerkohet-miratimi-i-ligjit-per-substancat-narkotike"

Kërkohet miratimi i Ligjit për substancat narkotike

Gazeta Express

13/12/2019 15:33

Kultivuesit e kanabisit për qëllime mjekësore kërkojnë miratimin e shpejtë të ligjit për substanca narkotike sepse kompanitë që punojnë më këtë biznes punojnë me humbje. Kompanitë kërkojnë që me Ligjin e ri të lejohet importi i i lules së kanabisit, duke shtuar se sjellja e tij do të rris prodhimin bruto vendor në mënyrë serioze si dhe do të hapen shumë vende pune. Nga shoqata “Makkanabis” thonë se mos miratimi i ligjit bllokon shumë investitorë të huaj të cilët janë të interesuar, të mos mund të depërtojnë brenda Maqedonisë.

Unë jam në komunikim çdo ditor me investitorë të huaj të cilët duan të vijnë në Maqedoni, patjetër të sillet Ligji sepse vlerësoj se me sjelljen e ligjit në mënyrë serioze do të ngritet ekonomia vendore”. Në të vërtetë nuk është vetëm ligji që duhet të sillet, ka dhe shumë akte nënligjore që duhet të miratohen me qëllim që ne mos kemi probleme në punën tonë të përditshme”-tha Kostadin Dukovski,  Shoqata “Makkanabis” Shkup.

Lexo Edhe:

Janë investuar miliona ndërsa ende qëndrojmë në një pikë ku nuk shohim se ka lëvizje. Na mbeten edhe 2 javë deri në fund të vitit, dhe pastaj e dini se çfarë pritet. Nëse nuk bëhet diçka 2 javët e ardhshme do të duhet të presim edhe një vit të tërë kalendarik”-pohoi Goce Josifovski, “Kanab” Maqedoni.

Ligji nga procedura parlamentare u tërhoq muajin e kalua. Ministri i shëndetësisë Filipçe tha se ligji tërhiqet për shkak të vërejtjeve të sektorit civil të cilët akuzuan Qeverinë se me sjelljen e Ligjit sillet lule e thatë e kanabisit nga e cila prodhohet drogë.