Essence dhe Catrice arrijnë edhe në Kosovë - Gazeta Express
string(42) "essence-dhe-catrice-arrijne-edhe-ne-kosove"

Gazeta Express

13/12/2019 15:42

Essence dhe Catrice arrijnë edhe në Kosovë

Gazeta Express

13/12/2019 15:42

“essence” dhe “Catrice”, dy brende të njohura në fushën e kozmetikës përmes një organizimi  të enjten mbrëma shënuan bashkëpunimin e tyre një vjeçar.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, gratë dhe vajzat  e pranishme patën mundësi të grimohen nga dy make-up artiste, si dhe të bëjnë rregullimin e thonjëve.

Duke e ditur se këto dy kompani të kozmetikës sjellin trende të reja çdo tre muaj, me këtë rast u bë edhe prezantimi i koleksionit të ri pranverë-verë.

“Ne e zgjodhëm Kosovën, sepse tash e një kohë ne jemi prezent këtu me produktet tona, dhe përmes kësaj ngjarje menduam t’i tregojmë publikut dhe të gjithë atyre të cilët i përdorin produktet tona, se ‘essence’ dhe ‘Catrice’, i duan ata të cilët i duan produktet e tona. Gjithashtu jemi këtu për të bërë prezantimin e koleksionit të ri i cili përmban shumë risi dhe shume surpriza”, tha Ivona Boriç nga VM2 Cosmetics

Ndërsa, Berlinda Morina nga Mirgros Group, që është distributor për Kosovë, tha se ardhja e këtyre dy brendeve në vendin tonë do të thotë shumë.

“essence” është brend i cili i përshtatet me shumë grupmoshave të reja, e që në Kosovë është i pranishëm me 68 pika të shitjes, ndërsa “Catrice” më 25 sosh.

Për vitin 2020-të,  kompanitë kanë filluar punën për zgjerimin e biznesit, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement