Reali e shënjestron Mbappen për vitin 2021 - Gazeta Express
string(42) "reali-e-shenjestron-mbappen-per-vitin-2021"

Reali e shënjestron Mbappen për vitin 2021

Gazeta Express

13/12/2019 8:11

Sulmuesi francez ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në verën e vitit 2022

Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe.

Lexo Edhe:

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë sulmuesin francez në verën e vitit 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Gazeta Express.

Madrilenët e duan qe një kohë 20 vjeçarin, por e shohin të vështirë transferimin e tij verën që vjen.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022.

Prandaj, gjiganti spanjoll shpreson që përfaqësuesi francez të mos e vazhdojë kontratën dhe ta transferojë atë në vitin e fundit të saj.

Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në botë. /Gazeta Express/