Morales në Argjentinë, për të kërkuar azil politik - Gazeta Express
string(49) "morales-ne-argjentine-per-te-kerkuar-azil-politik"

Morales në Argjentinë, për të kërkuar azil politik

Gazeta Express

12/12/2019 23:12

Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales, mbërriti në Argjentinë ku mund të kërkojë azil politik, deklaroi ministri i Jashtëm Felipe Sola.

“Ai erdhi për të qëndruar. Ndjehet më mirë këtu”, theksoi Sola për transmetuesin TN.

Lexo Edhe:

Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez, është ofruar t’i sigurojë Moralesit azil politik.

Ish-presidenti i Bolivisë u largua për në Meksikë më 12 nëntor, pas protestave kombëtare kundër një mashtrimi të supozuar për manipulimin e zgjedhjeve që e detyruan atë të jepte dorëheqjen.

Meksika i siguroi atij azil, por raportet spekulojnë se Morales do të preferonte të qëndronte në Argjentinë për të qenë më pranë Bolivisë dhe për të mbajtur kontakte me partinë e tij.