Virginia Roberts, në një postim drithërues në rrjetet sociale, shpreh frikën e saj se njerëz pranë oborrit mbretëror britanik mund ta ekzekutojnë.
Në postimin e saj ajo shkruan se “nuk është tipi vetëvrasës” dhe nëse vdekja e saj do të duket e tillë, të hetojnë më tej.
Ky postim tregon frikën e saj se mund të vritet dhe vdekja e saj mund të kamuflohet si një vetëvrasje.
Duka i Jorkut, princi Andrew, është përballur me kontrolle të ashpra në muajt e fundit pasi u zbulua lidhja e tij e ngushtë me pedofilin miliarder Epstein.
Princi Andrew u njoh me Epstein në vitet 1990 dhe mbeti mik edhe pasi financieri vuajti një dënim prej 13 muajsh për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.
‘Skllavja’ e Epsteinit, Virginia Roberts pretendoi në dokumente gjyqësore se ajo ishte detyruar të bënte seks me Dukën e Jorkut kur ishte 17 vjeçe.
Ajo pretendoi se Andrew fjeti me të tre herë, megjithëse princi i ka mohuar me forcë akuzat.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...