Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, rritet presioni për LDK-në e LV-në - Gazeta Express
string(100) "thaci-paralajmeron-thirrjen-e-seances-per-konstituimin-e-kuvendit-rritet-presioni-per-ldkne-dhe-vvne"

Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, rritet presioni për LDK-në e LV-në

Gazeta Express

10/12/2019 13:05

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të respektojë afatet ligjore dhe kushtetuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit

“Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, u përgjigj shkurt Thaçi, i pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Lexo Edhe:

Ai këto komente i ka bërë pas homazheve që bëri në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka filluar të rrjedhë edhe zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30-ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Kushtetuta e parasheh që presidenti i Kosovës të thërrasë seancën e parë të Kuvendit, por Kuvendi mund të mblidhet dhe vetë. /EO