Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja për më shumë se 2 orë e gjysmë - Gazeta Express
string(81) "vazhdon-intervistimi-i-kadri-veselit-nga-specialja-per-me-shume-se-2-ore-e-gjysme"

Gazeta Express

10/12/2019 12:26

Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja për më shumë se 2 orë e gjysmë

Gazeta Express

10/12/2019 12:26

Intervistimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon brenda objektit të Gjykatës Speciale në Hagë për më shumë se 2 orë e gjysmë, shkruan Express.

Fillimisht ishte paralajmëruar se Veseli do të mbrohej në heshtje, megjithatë intervistimi i tij po vazhdon të zgjasë që nga ora 10 e mëngjesit, shkruan Gazeta Express.

Ftesa për Speciale Veselit i kishte arritur më 7 nëntor, ndërkohë ish-ushtari i UÇK-së, Kadri Veseli, kishte treguar se do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur pasi Veseli t’u drejtohet mediave pas intervistimit. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement