Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi - Gazeta Express
string(72) "protesta-te-ashpra-anti-vuciq-tentohet-hyrja-brenda-parlamentit-ne-serbi"

Gazeta Express

09/12/2019 23:30

Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Gazeta Express

09/12/2019 23:30

Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda parlamentit.

Kjo lëvizja e protestave filloi vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar. Ato eskaluan pasi Vucic tha se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë.

Lexo Edhe:

Protestuesit tentuan që të futen brenda parlamentit, dhe u dëgjuan thirrjet “Hajdutë”.

Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon.

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, tha Bosko Obradovic, lideri i Lëvizjes Dveri.

Cedomir Jovanoviç thotë se prapa sulmit qëndron Rusia, dhe paralajmëroi se Serbia është në prag të një përplasje civile.

Serbia në mars shkon në zgjedhje nacionale. /Express/

Serbian Anti-Government Protests Enter Second Year

null