Sulmuesi i bazës amerikane ishte zemëruar pasi ia kishin përqeshur mustaqet - Gazeta Express
string(75) "sulmuesi-i-bazes-amerikane-ishte-zemeruar-pasi-ia-kishin-perqeshur-mustaqet"

Sulmuesi i bazës amerikane ishte zemëruar pasi ia kishin përqeshur mustaqet

Gazeta Express

09/12/2019 14:22

Pjesëtari i forcave saudite, i cili ishte duke u trajnuar në një bazë ushtarake amerikane dhe i cili i vrau tre ushtarakë të rinj amerikanë, e kishte dorëzuar zyrtarisht një ankesë pasi njëri prej instruktorëve të tij ia kishte përqeshur mustaqet.

Ushtaraku saudit, Mohammed Alshamrani, më herët këtë vit kishte thënë se ishte zemëruar tepër kur njëri prej instruktorëve ia kishte përqeshur mustaqet dhe ia kishte vënë një nofkë tallëse për shkak të tyre.

Lexo Edhe:

Kjo ankesë u zbulua pas hetimeve të FBI-së rreth sulmit që tashmë po dyshohet të ketë motive terroriste.

“Isha shumë i zemëruar për atë se pse ai duhej të ma thoshte këtë para shokëve të klasës”, thuhet në ankesën që e kishte bërë sulmuesi.

Kjo ankesë ishte dorëzuar në muajin prill, ndërsa FBI-ja nuk ka pranuar të japë ndonjë koment për këtë çështje.

Mediet amerikane raportuan disa ditë më parë se sulmuesi saudit i kishte shikuar disa video të sulmeve masive dhe ato ua kishte treguar edhe të tjerëve, vetëm një natë para se ta kryente sulmin.

Ai madje kishte bërë postime kundër Shteteve të Bashkuara në rrjetin social, Twitter, duke e akuzuar këtë shtet për krime, jo vetëm kundër myslimanëve, por ndaj tërë njerëzimit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.