Këtë të hënë ka rinisur mësimi në të gjitha qarqet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa Ministria e Arsimit ka përcjellë një udhëzim për të gjithë shkollat dhe mësuesit.
Në udhëzimin e saj MASR bën me dije se plani mësimor për shkollat në Durrës dhe Lezhë do të nisë që nga dita e ndërprerjes së mësimit. Po ashtu, drejtoritë arsimore duhet të pajisin me tekste nxënësit, në rast se këta të fundit i kanë humbur.
UDHEZUESI
UDHËZUES PËR RIFILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË SHKOLLË PAS TËRMETIT TË 26
NËNTORIT NË DRAP DURRËS DHE DRAP LEZHË
(Përfshihen ZVAP-të që janë prekur nga tërmeti)
Në zbatim të urdhrit nr. 569, datë 04.12.2019 “Për rifillimin e procesit
mësimor” si dhe në mbështetje të punës së institucioneve arsimore për
rifillimin e procesit mësimor pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, më poshtë
janë dhënë disa udhëzime në lidhje me realizimin e programit mësimor, pajisjen
e nxënësve me tekste shkollore, procedurat e vlerësimit të nxënësve dhe
procedurat e transferimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave
të kurrikulës.
1.Rastet kur nxënësit rikthehen në shkollat e tyre
1.1.Realizimi i programit mësimor
Në bazë të nenit 38, pika 11 të Dispozitave Normative, titullari i ZVAP-ve dhe
DRAP-it përgatisin një plan për kompensimin e orëve të humbura sipas udhëzimeve
të MASR.
Mësuesit do të vijojnë me planin mësimor të periudhës, normalisht, duke e nisur
që nga dita e ndërprerjes së procesit mësimor.
1.2.Pajisja e nxënësve me tekstet shkollore
Për nxënësit që si pasojë e tërmetit kanë humbur tekstet shkollore, drejtori i
shkollës njofton ZVAP-në rreth nevojave për tekste mësimore. DRAP, ZVAP dhe
drejtoria e shkollës koordinojnë punën në mënyrë që çdo nxënës të pajiset me
tekste shkollore. Në bashkëpunim me donatorë dhe organizata partnere mund të
pajisni nxënësit edhe me bazën materiale të nevojshme didaktike.
1.3.Procedurat e vlerësimit të nxënësve klasat
4-12
-Vlerësimi i vazhduar në përfundim të periudhës së parë do të bëhet mbi bazën e
shënimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren personale për aq kohë sa nxënësit
kanë zhvilluar mësim.
-Vlerësimi i portofolit do të bëhet sipas planifikimit në fillim të periudhës.
Nëse ka raste që një detyrë ose një pjesë e projektit nuk është realizuar për
shkak të ndërprerjes së procesit mësimor si pasojë e tërmetit, mësuesi njofton
drejtorinë e shkollës dhe bën vlerësimin e portofolit të nxënësit bazuar vetëm
në detyrat që janë realizuar.
-Vlerësimi i testit ose i detyrës përmbledhëse në varësi të nevojave të
nxënësve dhe dakordësisë me nxënësit mund të shtyhet edhe deri në muajin janar.
Drejtoritë e shkollave duhet të bëjnë kujdes me koordinimin dhe shpërndarjen e
testeve/detyrave përmbledhëse në mënyrë që nxënësit të mos mbingarkohen.
Sugjerohet që mësuesit, në mënyrë të veçantë për lëndët e fushave “Shoqëria dhe
mjedisi”, “Arte”, “Teknologji dhe TIK” etj., të mos zhvillojnë teste, por detyra
përmbledhëse, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste për të gjitha
lëndët.
Notat do të hidhen në regjistër në kolonën përkatëse, pas vlerësimit të
testeve.
2.Rastet kur nxënësit regjistrohen në një
shkollë tjetër
2.1.Procedurat e transferimit të nxënësve në arsimin bazë
ZVAP-të përkatëse bashkëpunojnë me drejtoritë e shkollave për të rregjistruar
sa më pranë qendrës së banimit nxënësit e prekur nga tërmeti. Mbasi janë
regjistruar në shkollën pritëse, procedura e transferimit bëhet duke u bazuar
në nenin 90 të Dispozitave Normative “Procedurat e transferimit të nxënësve”.
Dokumentacioni i transferimit që nxënësi duhet të dorëzojë në shkollën pritëse
përmban:
-Numrin e mungesave të arsyeshme dhe ato të
paarsyeshme.
-Notat e vlerësimit të vazhduar për secilën lëndë që janë nxjerrë nga mësuesit
e shkollës ku nxënësi ka zhvilluar mësimin. Këto nota nxirren mbi bazën e
shënimeve që mësuesit kanë mbajtur në fletoren personale për aq kohë sa nxënësi
ka zhvilluar mësim në atë shkollë.
-E njëjta procedurë ndiqet edhe për klasat 1-3 sipas specifikave që ka
vlerësimi i nxënësit në këto klasa.
-Notat e portofolit për secilën lëndë nëse nxënësi i ka dorëzuar ato.
-Notat e testit/detyrës përmbledhëse nëse nxënësi i ka zhvilluar ato.
Në rastet kur nxënësi nuk ka zhvilluar testin dhe/ose nuk ka dorëzuar
portofolin, shkolla pritëse në vijim, në varësi të nevojave të nxënësit dhe
dakordësisë me të, realizon vlerësimin e tyre duke e shtyrë edhe deri në muajin
janar.
2.2. Procedurat e transferimit të nxënësve në AML
ZVAP-të përkatëse bashkëpunojnë me drejtoritë e shkollave për të rregjistruar
nxënësit e prekur nga tërmeti. Mbasi janë regjistruar në shkollën pritëse,
procedura e transferimit bëhet duke u bazuar në nenin 90 të Dispozitave
Normative “Procedurat e transferimit të nxënësve”. Dokumentacioni i
transferimit që nxënësi duhet të dorëzojë në shkollën pritëse përmban:
-Numrin e mungesave të arsyeshme dhe ato të paarsyeshme.
-Vërtetim me notat e vitit/eve paraardhëse.
-Për këtë vit shkollor:
•Notat e vlerësimit të vazhduar për secilën lëndë që janë nxjerrë nga mësuesit
e shkollës ku nxënësi ka zhvilluar mësimin. Këto nota nxirren mbi bazën e
shënimeve që mësuesit kanë mbajtur në fletoren personale për aq kohë sa nxënësi
ka zhvilluar mësim në atë shkollë.
•Notat e portofolit për secilën lëndë nëse nxënësi i ka dorëzuar ato.
•Notat e testit/detyrës përmbledhëse nëse nxënësi i ka zhvilluar ato.
Në rastet kur nxënësi nuk ka zhvilluar testin dhe/ose nuk ka dorëzuar
portofolin, shkolla pritëse në vijim, në varësi të nevojave të nxënësit dhe
dakordësisë me të, realizon vlerësimin e tyre duke e shtyrë edhe deri në muajin
janar
Për nxënësit që janë në klasën e XII
Kur nxënësi që transferohet në një shkollë tjetër, është në klasën XII,
drejtori i shkollës pritëse:
-kujdeset që nxënësit t’i ofrohen lëndët/modulet me zgjedhje që ka zhvilluar në
shkollën e mëparshme;
-koordinon punën me QSHA-në për të bërë ndryshimet e duhura në lidhje me
Maturën Shtetërore.
Në rastet kur shkolla e ka të pamundur t’ia ofrojë lëndët/modulet e përzgjedhura,
ZVAP dhe drejtoria e shkollës propozojnë një zgjidhje tjetër prindit dhe
nxënësit, në përmbushje të kurrikulës.
2.3.Pajisja e nxënësve me tekste mësimore
Për nxënësit që për arsye të dëmtimit të shtëpisë ose të shkollës regjistrohen
në një shkollë tjetër, drejtori i shkollës pritëse njofton ZVAP-në rreth
nevojave për tekste mësimore. Nxënësit pajisen me tekstet mësimore të shkollës
pritëse. Nëse nxënësit kanë vështirësi për shkak të ndryshimit të teksteve
(tema ose kapituj që nuk janë zhvilluar), mësuesi i lëndës duhet të jetë
fleksibël dhe të hartojë një plan të posaçëm për lehtësimin e përvetësimit të
njohurive/ aftësive nga nxënësit.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...