Pedofilët australianë po abuzojnë në internet me fëmijët për 15 dollarë - Gazeta Express
string(71) "pedofilet-australiane-po-abuzojne-ne-internet-me-femijet-per-15-dollare"

Gazeta Express

09/12/2019 8:20

Pedofilët australianë po abuzojnë në internet me fëmijët për 15 dollarë

Gazeta Express

09/12/2019 8:20

Pedofilët nga Australia po i paguajnë vetëm 15 dollarë australianë që fëmijët në Filipine të bëjnë akte seksuale në internet, sipas një ekipi policor australian në Manila.

Zyrtari i lartë policor, Andrew Perkins, tha se pedofilët i kanë ndërruar taktikat e abuzimit me fëmijë nga turizmi për marrëdhënie intime në abuzim përmes internetit. Ai thotë se fëmijët po veprojnë sipas kërkesave të klientëve.

“Në këtë përfshihet kryerja e akteve seksuale përmes transmetimit me pagesë. Shfrytëzimi i fëmijëve në internet është njëra nga format më alarmuese të trafikimit të njerëzve në Filipine”, tha Perkins.

Shteti me zonë kohore të ngjashme me Australinë është bërë shënjestër kryesore e pedofilëve. Ata po i gjejnë viktimat në familjet e varfra që kanë nevojë të holla për mbijetesë. Gjithçka që u nevojitet është interneti dhe një kamerë.

Perkins thotë se pedofilët australianë paguajnë nga 15 deri në 500 dollarë, varësisht nga disa faktorë, përfshirë moshën e viktimave, numrin e tyre, numrin e shikuesve dhe natyrën e abuzimit.

Pas bashkëpunimit të ngushtë mes policisë australiane dhe asaj filipinase, pritet që disa persona të arrestohen, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement