Edon Zhegrova luan gjithë ndeshjen në fitoren e thellë të Baselit - Gazeta Express
string(65) "edon-zhegrova-luan-gjithe-ndeshjen-ne-fitoren-e-thelle-te-baselit"

Edon Zhegrova luan gjithë ndeshjen në fitoren e thellë të Baselit

Gazeta Express

08/12/2019 17:54

Zhegrova ishte titullar në fitoren e Basel 4-0 kundër Sion dhe ka luajtur 90 minuta të plota

Edon Zhegrova ka fituar besimin e trajnerit, Marcel Koller.

Lexo Edhe:

Talenti i Kombëtares së Kosovës ishte sërish titullar për Baselin dhe ka luajtur 90 minuta të plota në fitoren 4-0 kundër Sion.

Ai bëri paraqitje pozitive, edhe pse nuk arriti të shënojë apo të asistojë në këtë takim.

Zhegrova mori edhe një kartonë të verdhë në këtë ndeshje.

12 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste, këto janë statistikat e Zhegrovës deri më tani në sezonin 2019/20 dhe dalëngadalë pritet të ndryshojnë nëse vazhdon të ketë minuta.

Taulant Xhaka gjithashtu ishte titullar, asistoi te goli i parë i bukur, derisa shqiptari tjetër, Kemal Ademi, u inkuadrua në lojë në minutën e 79’. /Gazeta Express/