Vdes në moshën 21-vjeçare reperi i njohur - Gazeta Express
string(41) "vdes-ne-moshen-21-vjecare-reperi-i-njohur"

Vdes në moshën 21-vjeçare reperi i njohur

Gazeta Express

08/12/2019 17:07

Reperi Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare si pasojë e një sëmundje trunore në aeroportin MidWay të Chicagos, mëngjesin e të dielës.

Ylli në ngritje kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë i vetëdijshëm kur autoambulanca e mori për ta transportuar drejt spitalit, ku ishte shpallur i vdekur.

Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, por nga njoftimet e para thuhet se është fjala për një çrregullim trunor, transmeton Telegrafi.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, ishte sëmurë porsa kishte ateruar në Chicago nga Kalifornia. Ai kishte qenë duke ecur në momentin kur e kishte pësuar krizën nervore.

Juice Wrld ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte edhe mysafir në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”.

Emrin skenik e ka marrë nga filmi i vitit 1992, “Juice”, me Tupac Shakur në rolin kryesor, ndërsa në javën e kaluar (2 dhjetor) e kishte festuar ditëlindjen e 21-të.

Juice WRLD – Lucid Dreams (Dir. by @_ColeBennett_)