Basel është duke e mposhtur 1-0 Sionin në “St. Jakob-Park”
Golin e ka shënuar mbrojtësi 21-vjeçar, Eray Comert, në minutën e 23’, pas një asisti nga shqiptari, Taulant Xhaka, raporton Gazeta Express.
Pak para shënimit të golit, Edon Zhegrova tregoi klasin me të majtën magjike, duke mos lejuar kundërshtarët t’ia heqin atë nga këmba.
Javën e kaluar ai shënoi dhe asistoi dhe xhirove të fundit po luan titullar, duke treguar klasin ndeshje pas ndeshje, çka edhe e ka fituar besimin e trajneri, Marcel Koller.
11 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste, këto janë statistikat e Zhegrovës deri më tani në sezonin 2019/20. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...