Kokainë në veturë e në shtëpi, arrestohet burri nga Ferizaj - Gazeta Express
string(58) "kokaine-ne-veture-e-ne-shtepi-arrestohet-burri-nga-ferizaj"

Kokainë në veturë e në shtëpi, arrestohet burri nga Ferizaj

Gazeta Express

08/12/2019 15:21

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të cilit i ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ku gjatë gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 1.73 gram substanca narkotike e llojit kokainë.

Lexo Edhe:

Ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 7.29 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy telefona mobil, 203.22 euro para te gatshme, 10 dollar kanadez, 10 franga zvicerane, 30 denarë maqedonë, 5 funta angleze, dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.