Koreja Veriore thotë se e ka kryer një testim shumë të rëndësishëm - Gazeta Express
string(66) "koreja-veriore-thote-se-e-ka-kryer-nje-testim-shume-te-rendesishem"

Gazeta Express

08/12/2019 8:43

Koreja Veriore thotë se e ka kryer një testim shumë të rëndësishëm

Gazeta Express

08/12/2019 8:43

Autoritetet e Koresë Veriore kanë thënë se e kanë kryer një testim shumë të rëndësishëm në një qendër për lëshimin e satelitëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, tha se rezultatet e këtij testimi do të përdoren për përmirësimin e statusit strategjik të vendit, ndonëse nuk ofroi hollësi rreth këtij veprimi.

Analistët besojnë se ky mund të ketë qenë një testim i një motori për lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale. Ky veprim erdhi pasi Pjongjang-u në një mënyrë ua mbylli derën e bisedimeve Shteteve të Bashkuara.

“Nuk kemi nevojë për bisedime të gjata me Shtetet e Bashkuara tash dhe denuklearizimi tashmë është jashtë tavolinës së negociatave”, tha të shtunën i dërguari i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Kim Song.

Koreja Veriore i ka dhënë afat deri në fund të vitit Shteteve të Bashkuara që të sjellin propozim të ri për marrëveshje bërthamore, e cila do ta përfshinte edhe lirimin nga sanksionet.

Pavarësisht sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara, vendi komunist këtë vit e rifilloi testimin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement