Flet Joshua, pasi e mposhti Ruizin: Dua ta falënderoj Zotin - Gazeta Express
string(57) "flet-joshua-pasi-e-mposhti-ruizin-dua-ta-falenderoj-zotin"

Gazeta Express

07/12/2019 23:22

Flet Joshua, pasi e mposhti Ruizin: Dua ta falënderoj Zotin

Gazeta Express

07/12/2019 23:22

Kampioni i ri i boksit në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua, e falënderoi Zotin pas triumfit të tij në rimeçin kundër Andy Ruiz Jr, ndërsa gjeti kohë edhe për ta lavdëruar Andy Ruiz Jr.

Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA edhe IBF.

“Pikë së pari, dua ta falënderoj Zotin, Bismilah. Dikush si unë nuk arsyetohet. Kjo ka të bëjë me boksin, unë jam mësuar t’i nokautoj kundërshtarët, por herën e kaluar vendosa ta përmirësoj veten”, ka thënë Joshua.

“E respektoj shumë Andyn, familjen dhe trajnerin e tij., Me këtë meç desha ta dëshmoj se sa inteligjent duhet të jesh në këtë sport. Mentaliteti im ka mbetur gjithmonë i njëjti: Qëndro i uritur dhe qëndro modest”. /Gazeta Express/