Rrëmujë në zonën e portierit, Tottenhami dyfishon epërsinë - Gazeta Express
string(57) "rremuje-ne-zonen-e-portierit-tottenhami-dyfishon-epersine"

Rrëmujë në zonën e portierit, Tottenhami dyfishon epërsinë

Gazeta Express

07/12/2019 16:13

Tottenhami ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Burnleyt, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin e Tottenhamit në Londër dhe është e vlefshme për xhiron e 16-të të Premierligës.

Vetëm nëntë minuta pas fillimit të ndeshjes, Tottenhami arriti ta dyfishojë epërsinë përmes golit të shënuar nga Lucas Moura, gol ky që u konfirmua edhe nga VAR, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe: