Hoxhaj: Refuzimi i projektit të gazit amerikan i kushtoi Kosovës mundësinë për njohje nga Greqia - Gazeta Express
string(95) "hoxhaj-refuzimi-i-projektit-te-gazit-amerikan-i-kushtoi-kosoves-mundesine-per-njohje-nga-greqia"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 23:09

Hoxhaj: Refuzimi i projektit të gazit amerikan i kushtoi Kosovës mundësinë për njohje nga Greqia

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 23:09

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një mundësi konkrete për njohjen e Kosovës nga Greqia ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me projektin e gazit amerikan në vitin 2021, i cili sipas tij u refuzua nga qeveria.

“Siguria energjetike sot është para politikës së jashtme është baraz me mbrojtjen e Kosovës dhe ne nën udhëheqje të znj. Osmani dhe z. Kurti çka i kem thanë jo një herë kontratës që e kemi pas me Global Contour për Kosovën e Re në 2020 tani në 2021 i kemi thanë “jo” projektit të gazit amerikan i cili projekt e ka pas në tavolinë edhe njohjen e Kosovës nga Greqia. Që projekti i gazit i 2021 të nënshkruhej nga Kosova si pasojë e kësaj do të ishte edhe vet njohja greke ku dosja ka qenë në tavolinë.”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Sipas tij, projekti i gazit nuk ka qenë vetëm energjetik, por edhe politik, pasi në të njëjtën kohë në tavolinë ka qenë edhe dosja për njohjen e Kosovës nga Greqia.

Hoxhaj theksoi se mosnënshkrimi i këtij projekti ka humbur një momentum konkret diplomatik, duke e lidhur drejtpërdrejt zhvillimin energjetik me avancimin e njohjeve ndërkombëtare.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement