Plagoset aksidentalisht me pistoletë një femër në Prishtinë - Gazeta Express
string(59) "plagoset-aksidentalisht-me-pistolete-nje-femer-ne-prishtine"

Gazeta Express

07/12/2019 12:54

Plagoset aksidentalisht me pistoletë një femër në Prishtinë

Gazeta Express

07/12/2019 12:54

Një femër në Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht. Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës në rrugën “Sylejman Jashari”, në kryeqytet, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur derisa viktima po e pastronte shtëpinë ku punon.

“ Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement